Berisha: Shumë i lumtur, ëndrrat bëhen realitet

.

Sport

03/07/2018 20:21

Valon Berisha është shprehur shumë i lumtur me kalimin te Lazio.

Ai tha se ëndrrat bëhen realitet, përcjellë “Lajmi.net”.

“Jam ndjerë shumë mirë te Salzburgu, ku kam fituar shumë trofe dhe kam njohur shumë njerëz fantastikë. Momenti më i bukur ishte kualifikimi në gjysmëfinale të Ligës së Evropës”.

“Kishte ardhur momenti për të hedhur një tjetër hap, ndaj firmosa te Lacio, sepse është pjesë e një prej kampionateve më të mira në Europë. Salzburg, gjithsesi, do të mbetet pjesë e rëndësishme e karrierës sime. Jam shumë i lumtur që kam firmosur për Lazion”.

“Çfarë dite për mua dhe familjen time! Kush do ta kishte besuar se një fëmijë nga një qytet i Norvegjisë (Egersund) do të mbërrinte në një qytet të madh të Italisë (Romë). Ëndrrat u bënë realitet. Po pres me padurim të takoj shokët e mi të rinj. Tani nis një punë e vështirë. Forca Lazio”, u shpreh ai. /Lajmi.net/