Berisha rikthehet në Sigal Prishtinë

Dardan Berisha do të kthehet në Sigal Prishtina.

Sport

14/10/2015 16:02

Basketbollisti më i mirë kosovar, Dardan Berisha do të kthehet në Sigal Prishtina pas një periudhe shumë të shkurtër te skuadra kroate, Cibona.

Lajmi është konfirmuar nga Drejtori Sportiv i klubit kosovar, Florian Miftari, i cili ka thënë Gazetës Express se sipas të gjitha gjasave Dardani do të rikthehet në Sigal Prishtina.

Kujtojmë se Dardani e kishte nisur shumë mirë edicionin me Cibonën, ku kishte 15.5 pikë për ndeshje, por problemet financiare në klub e detyruan të rikthehej ën Kosovë.

Ky lajm është shumë i mirë për Sigal Prishtinën, kur dihet se skuadra kryeqytetase këtë edicion përveç Ligës Ballkanike do të marr pjesë edhe në FIBA Euro Cup.