Berisha reagon për herë të parë për listën e kandidatëve të PD-së

Pas publikimit të listave të PD-së ku duket se mungojnë figura historike të demokratëve, të shumta kanë qenë reagimet negative kundrejt Lulzim Bashës.

Lajme

27/05/2017 19:06

Gjithashtu të shumtë kane qene zërat qe thone se lista e PD-së, nuk është vetëm një produkt i liderit të kësaj partie, por edhe të ish kryeministrit Sali Berisha.

Mbi këtë shqetësim, një qytetar i ka shkruar personalisht Sali Berishës dhe ish kryeministri i ka kthyer një përgjigje.

Në përgjigjen e tij Berisha është distancuar nga lista e PD-së, duke thënë se ai është një ekskluzivitet vetëm i kryetarit Basha dhe jo i ish kryetarit.

“Faleminderit per mesazhin,me kete rast ju siguroj se lista e kandidateve te PD esht ekskluzivisht vetem e kryetarit dhe jo e ishktyetarit i cili pa asnje keqardhje ka patur zero rol ne listen e re. Por une mendoj se esht e drejte ekskluzive e kryetarit te zgjedhe ekipin e tije,me urimet e mia me te mira per ju,me respekt Sali Berisha”, shkruan Berisha.