Berisha: Rama tani do të bëhet edhe kryegjykatës

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka reaguar ditën e sotme lidhur me kërkesën e PS-së për të ndryshuar rregulloren e Kuvendit.

Lajme

19/01/2018 13:06

Këto ndryshime, ish-kryeministri i quan si një tentativë të kryeministrit Edi Rama për të kapur drejtësinë.

“Noriega pas zgjedhjes kryeprokuror tani do zgjidhet edhe kryegjykates i narkoshtetit te tij! Te dashur miq, pasi u zgjodh kryeprokuror i vendit dhe rrufeshem mbylli dosjet Tahiri, Xibraka, Rama, Gjiknuri, Kodheli, Ahmeti, Gjushi, Sejdini etj, Edvin Kristaq Hoxha ka vendosur po rrufeshem te behet kryegjykates i vendit. Ai per kete qellim me shpejtesi po ndryshon rregulloren e parlamentit, sipas te ciles tani e tutje do te jete ai vet qe do vleresoje provat e drejtesise per deputetin e radhes, dhe mbi bazen e vleresimit te tij do vendosi per ose kunder arrestimit te tij”, shkruan Berisha, shkruan Lapsi.al.