Berisha: Projektligji për ministrinë e Mbrojtjes është në përputhje me Kushtetutën

Ministri i FSK-së, Rrustem Berisha ka thënë se hartimi  dhe procedimi i projektligjit për ministrinë e Mbrojtjes është bërë në kuadër të normave kushtetuese.

Lajme

18/10/2018 11:55

Ai para votimit të projektligjit në fjalë ka thënë se i njëjti parasheh transformimin ministrisë së FSK-së në ministri të Mbrojtjes, raporton lajmi.net.

“Hartimi dhe procedimi për ministrinë e Mbrojtjes është bërë në kuadër të normave Kushtetuese. Ky projektligj parasheh transformimin ministrisë së FSK-së. Ministria e Mbrojtjes do të ushtrojë kompetencat e saja në përputhje me Kushtetutën. Ministria e Mbrojtjes do të jetë e përbërë nga shërbyesit civil dhe personeli ushtarak”, ka thënë Berisha.

Në rend dite të seancës janë tri projektligjet për FSK-në./Lajmi.net/