Berisha premton 21 milionë euro investime në Fushë Kosovë

Burim Berisha i cili ishte deri më tani kryetar i komunës së Fushë Kosovës, kandidon edhe në këto zgjedhje komunale nga LDK.

Lajme

26/09/2017 20:40

Berisha tha se për katër vitet e ardhshme në prioritet të parë do ta ketë arsimin, për të cilin tha se do të investojë mbi 6 milionë euro, më pas përmendi shëndetësinë dhe mirëqenien sociale për të cilën tha se do të investojë mbi 3 milionë euro si dhe mbi 5 milionë euro i premtoi për infrastrukturën.

Berisha po ashtu i premtoi mbi 4 milionë euro për ambientin, 1 milion euro për agrobiznesin si dhe rreth 900 mijë euro për participimin.

Berisha tha se kjo është pasqyra e investimeve për katër vitet e ardhshme e cila sillet dikun rreth 21 milionë euro.

YouTube player