Berisha pranon se AAK po kalon nëpër kohë jo të mirë

Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ali Berisha, ka mohuar se mund të largohet nga partia e Ramush Haradinajt. Ai ka thënë se pretendimet e tilla janë shpifje dhe se dikush po mundohet ta dëmtojë atë.

Lajme

17/01/2015 08:36

Në këtë intervistë për “Epokën e re”, Berisha ka deklaruar se kurrë nuk i ka shkuar mendja ta braktisë AAK-në.

“Në asnjë moment nuk kam menduar të mos jem pjesë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Nuk e di kush e ka lansuar këtë. Besoj se dikush këtë e ka bërë vetëm për të më dëmtuar mua. Por, po e përsëris se do të vazhdojë të jem pjesë e AAK-së”, ka thënë Berisha.

Ai është shprehur i bindur se zgjedhjet e brendshme do ta forcojnë me energji të reja AAK-në. Sipas tij, në këtë proces zgjedhor ky subjekt politik nuk do të lejojë formalizma sa për sy e faqe.

“Këtë herë në AAK nuk do të ketë formalizma, pra nuk do të ketë proces zgjedhor, i cili do të jetë vetëm formal. Mirëpo, do të jetë një proces i organizuar shumë mirë, sepse edhe vetë jam pjesë e strukturave organizatave të këtij procesi zgjedhor. Pra, do të jetë një proces shumë transparent, me përfshirje të të gjitha strukturave. Do të jetë një proces i monitoruar mirë dhe do të jetë një proces i rregullt demokratik në AAK”, është shprehur ai.

Berisha, i cili udhëheq degën e AAK-së në Pejë, ka pranuar se kohët e fundit ky subjekt politik ka pasur probleme me identitetin, duke shtuar se ky proces do ta fuqizojë këtë parti. “Besoj se në AAK kemi pasur disa probleme me identitetin, por mendoj se ky proces zgjedhor do ta nxjerrë AAK-në nga një animozitet që ka pasur deri tash. AAK-ja do të jetë një strukturë me identitet jashtëzakonisht të mirë për të ardhmen jo vetëm të saj si subjekt politik, por edhe të Kosovës”, ka theksuar Berisha.

Më tutje, ai ka vlerësuar se zgjedhjet e brendshme do të duhej të sjellin ndryshime edhe në krye të AAK-së. Berisha nuk ka mundur të tregojë nëse kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, do të ketë kundërkandidat, por ka thënë se po të kishte më shumë se një kandidat për kryetar të partisë, procesi do të ishte më.