Berisha për protestën: Rama ose dorëzohet, ose rrëzohet!

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka folur për protestat e studentëve.

Lajme

13/12/2018 23:43

Ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha në një debat televiziv diskutoi për protestën e studentëve, ku pati edhe një mesazh për këta të fundit.

“Një përshëndetje të përzemërt dhe mirënjohje të jashtëzakonshme për këtë akt shumë të rëndësishëm për të ardhmen e vendit. Ky njeri që ka çuar studentët në protestë, ka vrarë shpresën e qytetarëve të këtij vendi dhe kjo lëvizje ka “ndezur” një dritë entuziazmi për shoqërinë shqiptare”, tha Berisha në Top Channel.

Ish-kryeministri tha se nuk ka asnjë këshillë për studentët, ndërsa ishte i prerë në parashikimin e fundit të saj, duke paralajmëruar njëkohësisht edhe pasardhësin e tij, Edi Ramën.

“Studentët nuk kanë nevojë për këshillat e mia, pasi ata janë të gjithë të barabartë dhe kjo e bën të veçantë këtë protestë. Fundin e protestës unë e shoh ose me dorëzimin, ose me rrëzimin e Edi Ramës. Pra, ose kryeministri plotëson kushtet, ose rrëzohet”, theksoi Sali Berisha.