Berisha nuk mjafton, Peja mposht Prishtinën

Pavarësisht 36 pikëve nga Dardan Berisha, Peja e mposhti Prishtinën me rezultat 87:86 në Karagaç, në kuadër të xhiros së nëntë të ETC Superligës së basketbollit të Kosovës.

Sport

20/11/2014 21:32

Peja mposhti Sigal Prishtinën me rezultat të ngushtë 87:86 në një duel jashtëzakonisht dramatik. Peja i fitoi dy periudhat e lojës dhe në pushim shkoi me avantazh 51:41.

Mirëpo, Sigal Prishtina ishte më e mirë në çerekun e tretë të lojës, e edhe në të katërtin, duke bërë që fituesi të përcaktohet vetëm pas dramës së madhe. E në fund festoi Peja.

Plejmejkeri Samir Shaptahovic – i cili pësoi një lëndim 18 sekonda para fundit – ishte realizatori më i mirë tek vendasit me 26 pikë. Kurse, pikë dyshifrore shënuan edhe Alban Veseli 20, Hrvoje Puljko 11 dhe Gerti Shima 10.

Kurse, tek Sigal Prishtina Dardan Berisha ishte fantastik me 36 pikë. Edmond Azemi realizoi 14 pikë, ndërsa plejmejkeri Jordan Hulls shtoi 13 pikë.