Berisha ngatërron makinë, harron që nuk është më kryetar i PD-së

Ish kreu i qeverisë shqiptare dhe i PD-së, Sali Berisha, teksa merrte pjesë në homazhet me rastin e 5 Majit, në Varrezat e Dëshmorëve, në vend që t’i drejtohej makinë së tij, u nis të hipte në veturën  e kreut të PD-së, Lulzim Basha. 

Lajme

05/05/2014 18:48

Si duket, shkruan BW, lideri historik i PD-së nuk është mësuar ende me faktin që nuk është më në krye të kësaj partie. Teksa tentonte të shkonte drejt makinës që i takon Lulzim Bashës, Berishës ia tërhoqi vëmendje truproja i tij, duke e çuar tek makina e duhur.