Berisha: Nesër gjithë Shqipëria në revoltë

Sali Berisha ka bërë thirrje që të gjithë shqiptarët të marrin pjesë nesër në protestën e opozitës kundër qeverisë.

Lajme

25/05/2018 23:56

Përmes një statusi në Facebook, ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha thotë se nesër gjithë Shqipëria do jetë në revoltë.

“Nesër ne ora 11:00, ne bulevardin Dëshmoret e Kombit e tere Shqipëria ne revolte! Sb” – shkruan Berisha.

Protesta e opozitës është planifikuar të zhvillohet në orën 11:00 në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’.

Edhe burime nga policia bëjnë me dije se PD ka marrë leje për 4 orë tubim, nga selia blu bëjnë me dije se kjo nuk është e vërtetë dhe se përfundimi i protestës është pa afat dhe nuk është përcaktuar.