Berisha: Nëse mua do të më qëllonin me vezë..

Ish-kryeministri Sali Berisha komentoi në studion e ABCNews edhe incidentin e goditjes me vezë të kreut të qeverisë Edi Rama. Ai vlerësoi rolin që kanë marrë studentët në këtë lëvizje.

Lajme

03/11/2015 22:05

“Opinioni im është se kjo është lëvizja më e rëndësishme pas vitit 1990. Kjo lëvizje e cila mbron një të drejtë kushtetuese e të rinjve, e fëmijëve, e prindërve. Motoja e tyre është arsim publik fals”.

Do të flisnit kështu nëse do t’ju qëllonin me vezë? – pyeti gazetarja Mirela Milori. “Nëse bëja këtë ligj, le të më, qëllonin me vezë dhe çfarë të donin”tha Berisha.