Berisha, në mesin e yjeve të huaj në Itali

Etrit Berisha e pati një debutim fantastik në futbollin italian. Portieri kosovar e fitoi besimin menjëherë dhe mbrojti shpesh për Lazion, duke u futur në ekipin më të mirë të futbollistëve të huaj në Serie A.

Sport

18/05/2014 12:06

Etrit Berisha me siguri se nuk e ka menduar as në ëndërr se do të bëhej aq i rëndësishëm për Lazion, që në sezonin e parë në Serie A.

Portieri kosovar iu bashkua ekipit italian nga Kalmari, për të qenë portier rezervë i Federico Marchettit, por ai e shfrytëzoi për mrekulli rastin që iu dha dhe shpesh ishte titullar.

Për këtë, uebfaqja ‘tuttomercatoweb.com’ e ka përfshirë portierin prishtinas në ekipin më të mirë të të huajve në Itali, për sezonin që po përfundon të dielën.

Në ekipin e vitit ndër të tjera shohim edhe emra të tjerë të njohur, të cilët shkëlqyen me ekipet përkatëse gjatë sezonit të parë në Serie A.

Ekipi i të huajve në Itali

Formacioni: 4-3-3

Portier: Berisha

Mbrojtës: Maicon, Maksimovic, Albiol, Henrique

Mesfushorë: Strootman, Callejon, Iturbe

Sulmues: Tevez, Gervinho, Higuain