Berisha, në dispozicion kundër Milanit

Roma e ka ftuar Valmir Berishën, në ndeshjen e së premtes mbrëma ndaj Milanit. Sulmuesi kosovar do të jetë në dispozicion për çdo rast, ndërsa u ftua falë mungesës së sulmuesit Destro.

Sport

25/04/2014 11:33

Valmir Berisha do të jetë në dispozicion për çdo rast, në ndeshjen e së premtes mbrëma ndaj Milanit.

Në fakt, trajneri Rudi Garcia e ka përfshirë edhe futbollistin kosovar për ndeshjen e xhiros së 35-të të Serie A kundër Rossoneri.

Në mungesë të sulmuesit Destro, Garcia e ka përfshirë 17 vjeçarin nga Peja, i cili konsiderohet si Zlatan Ibrahimovic i ri.

Berisha nuk e pati ende mundësinë të debutojë me ekipin e parë të Giallorossi, por është ftuar edhe një herë nga trajneri Garcia.

Ai u transferua në janar nga Halmstadi në Romë, duke u vendosur në ekipin e të rinjve të klubit italian.

Berisha kishte shkëlqyer në Botërorin U-17, duke e udhëhequr Suedinë drejt pozitës së tretë dhe medaljes së bronztë në këtë kompeticion, ndërkohë që e kishte fituar ‘Këpucën e Artë’ të turneut, duke shënuar pesë gola.