Berisha: Mogherini është rusofile

Ish-kreu i ekzekutivit të Shqipërisë, Sali Berisha, e ka quajtur rusofile Federica Mogherinin, ndërmjetësuesen e Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi.

Lajme

14/09/2018 00:10

Ai ka thënë se çështja e ndarjes ka filluar qysh moti në Bruksel së bashku me Mogherinin, e cila shpesh ka marrë kritika për afërsinë me Rusinë.

“Çështja e ndarjes ka filluar para ardhjes së presidentit Trump. Ka filluar në Bruksel më përpara.  Unë e lidha këtë me serbofilinë dhe rusofilinë e ndërmjetësueses Mogherini”.

“Ajo e ka marrë atë post duke u kundërshtuar nga një seri e politikanëve të BE-së, duke e quajtur rusofile”, ka deklaruar Berisha si i ftuar në një emision televiziv në Shqipëri.