Berisha- Lladrovcit: Të duhet edhe 2 vite mi njohur punëtorët e tu (Video)

Në mbledhjen e fundit të Asamblesë komunale të Drenasit është zhvilluar një debat i ashpër lidhur më rendin e ditës.

Lajme

26/05/2017 10:38

Në këtë mbledhje pati paqartësi lidhur më atë se për sa pika të rendit të ditës ka të drejtë asambleja  me marr vendim.

Në këtë pikë pati një diskutim të ‘nxehtë ’mes asamblistit të pavarur Vehbi Berisha dhe kryetarit të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Lladrovci i ndërhyri disa herë Berishë gjatë fjalimit të tij, duke vë në dyshim atë nëse Berisha e dinë ta shpjegojë dilemën e ngritur në asamble.

E Berisha në reagimin e tij Lladrovcit i ktheu se këtë punë e dinë më mirë se ai, duke i thënë Lladrovcit se atij do t’i duhet 2 vite që t’i njeh punëtorët tij.