Berisha: Kujdes, kjo është pika e fort e Izraelit

Etrit Berisha kërkon vëmendje para duelit me Izraelin.

Sport

09/11/2016 15:22

Etrit Berisha ka paralajmëruar Kombëtaren shqiptare para duelit të ardhshëm me Izraelin. Portieri po ashtu ka përmendur atë që ai beson se është pika e fortë e skuadrës kundërshtare.

“Është një ndeshje decisive, sepse Izraeli është kundërshtari ynë direkt dhe real, në këtë grup të fortë. Mendoj se forcën më të madhe, kjo skuadër e ka tek sulmi”, ka deklaruar Berisha, përcjell “Lajmi.net”.

“Kemi dy ditë që po punojmë me stafin, për të zbërthyer mënyrën e tyre të lojës. Ne duhet të marrim maksimumin, duke përballuar sulmet e tyre dhe të gjejmë forcë për ti goditur”, shtoi ai.

Kombëtarja shqiptare po vazhdon me përgatitjet për ndeshjen e 12 nëntorit ndaj Izraelit, e cila do të luhet në stadiumin Elbasan Arena.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.