Berisha: Kosova dhe mbarë kombi humbën sot një burrë të shquar

Ish-Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka ngushëlluar familjen Rexhepi për ndarjen nga jeta të ish-Kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi

Lajme

21/08/2017 15:15

Me anë të një statusi në Facebook, Berisha ka thënë se Kosova dhe mbarë kombi humbën një burrë të shquar, një luftëtar guximtar të lirisë, dhe një shtetar të zotin.

Ky është mesazhi i plotë i Sali Berishës:

Ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi u nda sot nga jeta!

Të dashur miq, familja Rexhepi, Kosova dhe mbarë kombi humbën sot një burrë të shquar, një luftëtar guximtar të lirisë, një shtetar të zotin, ish-kryeministrin e Republikës së Kosovës, Bajram Rexhepi.

Me këtë rast le t’iu shprehim ne ngushëllimet më të sinqerta familjes së ish-kryeministrit të ndjerë Rexhepi, autoriteteve të Kosovës dhe të lutemi së bashku që shpirti i tij i mirë të prehet në paqe! sb