Berisha: Janë mbytur 21 persona në plazhet tona, bregdeti ynë nuk ka shtet

Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka shpërthyer në akuza ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si njeriun më të papërgjegjshëm dhe shkaktarin e vërtetë të tragjedive që kanë ndodhur këtë sezon turistik në plazhet shqiptare.

Lajme

14/08/2017 22:05

Berisha shkruan në profilin e tij në Facebook, se si asnjëherë më parë, në detrat e vendit janë mbytur plot 21 persona, ndërsa qeveria nuk është e aftë të garantojë as minimumin e ndihmës apo shërbimit të shpëtimit.

Ish kryeministri jep një shifër alarmante kur shkruan se në bregdetin shqiptar janë mbytur katër herë më shumë pushues se në mbarë Evropën.

Postimi i plotë i Sali Berishës:

“Ne Shqiperi, kete sezon turistik u mbyten pushues 4 here me shume se ne mbare Europen!

Te dashur miq, sot mediat njoftuan mbytjen e radhes te nje pushuesi ne Velipoje, mbytja e trete kjo ne pese ditet e fundit ne brigjet e vendit. Kjo ishte viktima e 21-te e ketij sezoni turistik ne ujerat e brigjeve te detrave tona, sikur te ishin brigjet e askujt.

Me viktimen e sotme numri i pushuesve qe u mbyten vetem ne ujerat e brigjeve te detrave te vendit kete sezon turistik, kalon me mbi kater here numrin e pushuesve te mbytur ne te gjitha brigjet e detrave te Europes. Kjo shifer e paregjistruar kurre me pare ne Shqiperi, deshmon keshtu se brigjet tona jane brigje te nje vendi pa shtet, brigje ne te cilat, pavaresisht nga taksat qe paguajne pushuesit, jeta e tyre nuk kushton asgje dhe, kunder rrezikut qe paraqet uji, nuk investohet qofte dhe nje qindarke nga qeveria apo bashkite per shpetimin e njerezve ne rrezik mbytje.

Duke shprehur ngushellimet familjes se viktimes se radhes dhe familjeve te te gjitha viktimave qe u mbyteb kete vere pa patur asnje lloj ndihme te shpejte shpetimi, denoj si te papergjegjshme dhe kriminale qendrimet e qeverise dhe vet Norieges per mungesen e plote te ndihmes ndaj rrezikut te njohur qe ekziston per jeten e pushuesve qe lahen ne ujerat e brigjeve tona! sb” (sic), ka shkruar Berisha.