Berisha: Jam krenar që luaj për Kosovën

Pas fitores së thellë të Kosovës ndaj Azerbejxhanit dhe kalimit në Play-Off të Ligës së Kombeve, deklaratën e tij pas ndeshjes e ka dhënë edhe kapiteni i ekipës Valon Berisha.

Sport

20/11/2018 23:03

Berisha i pyetur nëse është i kënaqur dhe krenar që e ka lënë Norvegjinë për Kosovën ai është shprehur se është jashtëzakonisht krenar se këtë gjë e ka bërë për shtetin e tij, familjen dhe gjakun e tij, transmeton lajmi.net

“Normalisht që jam krenar, e kam bërë prë shtetin tim, e kam bërë për familjen time dhe gjakun tim. Skam mendu gjatë kur kam pasë mundësi të vijë për Kosovën. Sigurisht, jam rrit atje, Norvegjia më ka dhënë shumë, por kur vjen puna me lu për shtetin tem, kombëtaren tem, nuk mendoj fare për vendimin”, është shprehur Berisha.

Ai është shprehur se “emocionet në stadium janë gjithmonë të mira, më vjen mirë nga tifozët dhe i falënderoj për mbështetjen, si ata brenda stadiumit si ata nga shtëpitë”.

I pyetur për suksesin e Kosovës si grup, ai është shprehur se grupi është duke punuar mirë, secili është vendosur mirë dhe e ka gjetur pozitën e tij, lojtarët po e ndihmojnë njëri-tjetrin.

“Grupi është duke punuar mirë, secili e ka gjetur pozitën e tij, lojtarët po e ndihmojnë njëri-tjetrin., kur punojmë bashkë është vështirë të mposhtemi”, është shprehur Berisha. /Lajmi.net/