Berisha: Ja si Enver Hoxha ua dha Kosovën serbëve

Ish-kryeministri Sali Berisha, mbrëmë në një intervistë për RTV Dukagjinin ka komentuar situatën politike në Kosovë.

Lajme

08/08/2018 11:14

Duke komentuar atë se çfarë po pretendohet sot në Kosovë, Berisha, tha se një nga shqiptarët që ka bërë tradhtinë më të madhe ndaj Kosovës është Enver Hoxha.

Sipas tij, Hoxha, e dorëzoi në dorë të serbëve dhe Titos Kosovën pas lufte. Ai tha se Hoxha pranoi kushtet e Titos, i cili që në fillim kishte qëllime ogurzeza për trevat shqiptare.

Pjesë nga intervista:

* Z. Berisha njerëzit që ju kanë përcjellur karrierën por edhe në jetën tuaj politike por edhe private, thonë që qysh në vitin 1991  ju i njihnit mirë rrethanat e Kosovës, i njihnit mirë edhe gjeografinë e Kosovës. Sot kur flasim për kufinjtë si i përcepton Z. Berisha kufinjtë e Kosovës.

Z. Sali Berisha: Tropoja është Malësi e Gjakovës, është pjesë e këputur nga trungu i saj Kosovë, kështu që interesi im për Kosovën është më i natyrshmi i të gjithë interesave të tjerë. Sot që diskutohen kufinjtë e Kosovës e para gjë që më vjen në mend, këtu të jemi të hapur me ata që na ndjekin)…

* Dhe këtë ta kërkoj gjatë krejt intervistës.

Z. Sali Berisha: …. më vijnë faqet më të zeza të historisë tonë kombëtare që i kemi shkruajtur vet ne shqiptarët, se ne jemi shumë të aftë, të gatshëm për të etiketuar, demorilizuar, fjaësuar të tjerët… Jo se s’ kanë faje, kanë faje të ronda dhe krime të shëmtuara ndaj nesh, por ne i kemi bërë vetes atë që s’na kanë bërë të tjerët. Unë do të ndalem vetëm në këto, po them 70 vitet e fundit, spo shkoj më parë. Pushtimi i Kosovës nga Serbia nga ushtritë e Titos u realizua kryekëput me mbështetjen e fuqishme të vëllezërve tradhëtar shqiptar…

* Po flisni për Hoxhën?

Z. Sali Berisha: Po flas Enver Hoxhën sepse Tito arriti të themelojë në Tiranë repartin e tij të Partisë Komuniste Jugosllave …

* Po?

Z. Sali Berisha: Arriti të krijojë, sic thotë vetë Titoja… shih nuk kam më dëshirë të merrem me histori por të injorosh historinë, historia të ndëshkon. Pra, Tito krijoi repartin, krijoi dhe Lëvizjen Clirimtare të Shqiptarëve me qëllimin më kryesor për të shtypur Lëvizjen Nacionaliste të Shiptarëve dhe për ti sjellë brigadat shqiptare, sic i solli, ne Kosovë gjoja për clirimin por në të vërtëtë si prarojë e armatës e divizioneve  dhe brigadave serbo- malazeze për pushtimin e saj. Gjaku i shqiptarëve të Kosovës është gjaku që u derdh për shkak se brigadat shqiptare, me urdhër të Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë, që ishte i pranishëm, bënë gjithcka ndaj atyre që i pritën si vëllezër dhe ata u thoshin vëllezër keni serbët,. Ata kërkonin bashkim me Shqipërinë kta predikonin bashkim- vëllarëzim me Serbinë dhe faktikisht  morën pjesë në cdo masakër që u krye përfshi Masakrën e Tivarit në gjithë trajektoren nga Kukësi gjersa u kalua Buna

* Ka përgjegjesi Enver Hoxha?

Sali Berisha: Direkte! Direkte pa ansnjë diskutim ka dokumenta por nuk po hyjmë sonte ne histori. Akti i dytë ne na ka ndjek. Akti i dytë i tradhëtisë madhore kombëtare ishte vota e deputetëve të Kosovës në vitet 80 një kohë kur rinia e Kosovës mbushi rrugët, sheshet e Prishtinës u përgjak.