Berisha, idhull i rusëve (FOTO)

Anzhi mund të jetë në pozita mjaft shqetësuese në kampionat, por skuadrës nuk i mungon dashuria e tifozëve.

Sport

06/04/2016 19:57

Klubi ku luan Bernard Berisha organizon shpesh takime me tifozët dhe këtë gjë ka bërë edhe sot, me lojtarët që kanë shkuar në një qendër tregtare për të takuar tifozët, për të bërë fotografi dhe për të dhënë autografe.

Ndër më të kërkuarit ishte edhe mesfushori kosovar, i cili i ka bërë për vete të gjithë me lojën e vet, përveçse ka shënuar një gol e ka dhënë një asist në 4 ndeshje, që kur ka kaluar në Rusi.