Berisha, gol në derbi (Video)

Sulmuesi i Melbourne Victory, Besart Berisha realizoi gol dhe bëri një asistim në fitoren e skuadrës së tij ndaj Melbourne City me rezultat 3:0. 

Sport

07/02/2015 13:15

Besart Berisha vazhdon të shkëlqejë në Australi.

Sulmuesi kosovar realizoi gol dhe bëri një asistim në fitoren e skuadrës së tij Melbourne Victory në derbin e qytetit kundër Melbourne City që përfundoi me rezultat 3:0.

Berisha shënoi golin e parë të takimit në minutën e dhjetë, ndërsa pas pak më tepër se një ore lojë asistoi për Ben Khalfallah që vendosi rezultatin përfundimtar të ndeshjes.

Ky ishte goli i nëntë për Berishën me fanellën e Melbourne Victory.