Berisha falënderon tifozët

Etrit Berisha ka qenë hero i Kombëtares shqiptare, duke e evituar një humbje të thellë nga Rumania, në miqësoren e së shtunës. Portieri kosovar i ka falënderuar tifozët për mbështetjen.

Sport

01/06/2014 12:45

Etrit Berisha sërish e zhvilloi një ndeshje të jashtëzakonshme mes dy shtyllave për Kombëtaren shqiptare, por dhe ai, ashtu si trajneri Gianni de Biasi, theksoi se Kuqezinjtë luajtën sfidën me dy fytyra.

“Në 30 minutat e parë kemi qenë të qëndrueshëm por më pas Rumania luajti dicka më mirë. Gjithsesi ne jemi një skuadër në ndërtim e sipër dhe sot luajtën disa element të rinj, si Cikalleshi që u përpoq apo dhe Aliti që debutoi gjtihashtu me kombëtaren”, deklaroi fillimisht portieri prishtinas.

Më pas, portieri i Lazios i falënderoi edhe tifozët për mbështetjen e vazhdueshme. “Unë shpresoj që tani e mbrapa të kemi më shumë sukses. Falenderoj dhe tifozët që na bëjnë të ndihemi gjithmonë si në shtëpi”, përfundoi ai.