Berisha e fillon me gol vitin 2018

Besart Berisha e ka filluar mbarë vitin 2018 duke realizuar për skuadrën e tij australiane.

Sport

06/01/2018 11:10

Besart Berisha, ka shënuar golin e vetëm për Melbourne Victory në barazimin ndaj Central Coast Mariners me rezultat 1:1.

Berisha e ka filluar mbarë vitin 2018 duke realizuar për skuadrën e tij australiane, përcjell “lajmi.net”.

Por, për fatin e tij të keq, ekipi kundërshtar arriti të nxjerrë një pikë duke barazuar rezultatin. /Lajmi.net/