Berisha bie në sexhde pas het-trikut (Foto)

Sulmuesi kosovar, Besart Berisha ka shpërtheu duke realizuar het-trik në fitoren e Melbourn Victory ndaj Melbourne City me rezultat 5-2. Pasi arriti këtë gjë, ai falënderoi Allahun duke rënë në sexhde.

Sport

26/10/2014 09:35

Besart Berisha ishte vendimtar në fitoren e skuadrës së tij, kundër Melbourne Cityt me rezultat 5-2.

Sidoqoftë, ai nuk harroi ta falënderojë allahun për këtë arritje, duke rënë në sexhde para stadiumit i cili ishte i stërmbushur.

Përndryshe, edhe pse jeton në Australinë e largët ai nuk e ka  harruar fenë e tij e cila është fe e paqes dhe më e përhapura në Kosovë.