Bëri tatuazhin gabim, këngëtarja e famshme u bë hit në rrjete sociale

Këngëtarja e famshme botërore, Ariana Grande bëri një tatuazh të ri dhe i doli ashtu siç nuk e priste.

ShowBiz

31/01/2019 17:59

Në tatuazhin e saj të ri Grande dëshironte të shkruante emrin e këngës së saj “7 Rings” por bëri gabime drejtshkrimore në gjuhën japoneze, shkruan lajmi.net.

Ky gabim i Arianës u vërejt menjëherë nga fansat e saj në rrjete sociale të cilët filluan ta përqeshin atë.

“Më dhëmbi shumë. Prandaj nuk durova dot ta shkruaja as edhe një simbol”, janë fjalët e saj kundrejt një fansi.

Ndryshe, “7 Rings”, është projekti i fundit i publikuar nga Grande ku deri më tani numëron mbi 100 milionë klikime. /Lajmi.net/

YouTube player