Bërglez: Sllovenia e mbështet Maqedoninë në integrimet evroatlantike – Lajmi.net
Bërglez: Sllovenia e mbështet Maqedoninë në integrimet evroatlantike
Autori: Lajmi.net BotaLajme 15:38, 12 September 2017
Kryetari i Parlamentit të Sllovenisë, Millan Bërglez, tha se Lublana e mbështet Maqedoninë në proceset e integrimit evroatlantik pa kushëtzime.

Këto komnete ai i ka bërë sot në Shkup, pas takimit me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, me ç’rast zoti Xhaferi e ka njoftuar kolegun e tij për zgjedhjet e ardhshme lokale në Maqedoni dhe për dinamikën e aktivitetit të Kuvendit të Maqedonisë, sipas planit të reformave të qeverisë së re.

Zoti Bërglez tha se vendet e vogla, siç janë Maqedonia dhe Sllovenia, është “karakteristike që të jenë unike dhe së bashku t’i realizojnë qëllimet e tyre para bashkësisë ndërkombëtare”.

“Gëzohem dhe besoj se me daljen e juaj nga kriza, garantohet punë më e mirë e institucioneve në shtetin tuaj”, tha Bërglez dhe ka shtuar se “sikur në Maqedoni, ashtu edhe në shtetin tonë, megjithë të gjitha dallimet në qëndrime për çështje kyçe, do të kemi mundësi të mbesim së bashku dhe t’i zgjidhim”.

Fjalët kyçe: Berglez, Maqedonia, Sllovenia

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play 8 Ball Pool
  • Play Urban Basketball
  • Play Rock Wheels
  • Play Pro Kicker Frenzy