Berberi i cili pret flokët me sy mbyllur (Video)

Ai është një berber i jashtëzakonshëm, i cili qeth me sy mbyllur, me katër gërshërë në të njëjtën kohë, bën stile të ndryshme të flokëve, por e qeth edhe veten. Ai nuk e ka problem të jetë berber i të dy gjinive. Azemi i prenë flokët edhe me çakmak

Fun

12/09/2017 15:17

Në Shqipëri të gjithë janë impresionuar pas një berberi. Bëhet fjalë për Azem Sheshin.

Ai është një berber i jashtëzakonshëm, i cili qeth me sy mbyllur, me katër gërshërë në të njëjtën kohë, bën stile të ndryshme të flokëve, por e qeth edhe veten. Ai nuk e ka problem të jetë berber i të dy gjinive. Azemi i prenë flokët edhe me çakmak.

Azemi ka lokalin në Kalush dhe nuk është larguar asnjëherë. Sheshi ka thënë për mediat shqiptare se ka pasur oferta për të punuar në Angli, Itali e Norvegji, megjithatë nuk largohet, madje as nga fshati, përcjell albinfo.ch.

Berberi ka thënë se për të është më e rëndësishme familja sesa paratë. Madje, çmimi për t’i prerë flokët te ai është shumë modest, 150 lekë, apo pak më shumë se një euro.

Banorët e fshatit, por edhe shumë të tjerë që kanë prerë flokët te ai, kanë mbetur të mahnitur me aftësitë.

Gjithashtu edhe mediat vendore dhe ato ndërkombëtare kanë mbetur të impresionuar nga ai. Ndër to ishte edhe “Deutche Welle”.