Berbatov ngacmon Arsenalin

Sulmuesi i Monacos, Dimitar Berbatov i ka bërë me dije Arsenalit se nuk guxon ta nënqmojë ekipin francez, pas asaj që ndodhi në Emirates.

Sport

26/02/2015 13:41

Pas fitores së madhe të Monacos ndaj Arsenalit me rezultat 1:3, në duelin e tyre të parë në kuadër të fazës eliminatore të Ligës së Kampionëve, sulmuesi Dimitar Berbatov ka ngacmuar skuadrën angleze.

Ylli bullgar ishte vërshëllyer në çdo kontakt me topin në Emirates, për shkak të kaluarës së tij në Tottenham dhe Manchester United.

Por, ai u kundërpërgjigj duke realizuar një gol në fitoren e madhe të Monacos.

“Nëse jeni futbollist profesionist, nuk duhet ta nënçmoni askënd në futbollin e sotëm. Nëse e bëni këtë, ne treguam se çka do të ndodhë, do të dënoheni”, u shpreh Berbatov.