Berbatov ia solli fitoren Monacos

Monaco e ka regjistruar një fitore të rëndësishme ndaj Nices, në xhiron e 34-t të Ligue 1. Dimitar Berbatov ka qenë hero i ekipit mbretëror francez, duke e shënuar golin e fitores.

Sport

20/04/2014 16:09

Dimitar Berbatov ia ka sjell fitoren Monacos, në duel me Nicen, në kuadër të xhiros së 34-t të Ligue 1.

Sulmuesi bullgar e realizoi golin e fitores minimale, 1:0 në minutën e pestë të ndeshjes. Ish futbollisti i Manchester Unitedit po e zëvendëson mjaft mirë të lënduarin Radamel Falcao, për të cilin ky sezon ka marrë fund.

Aktualisht, Monaco gjendet në pozitën e dytë me 72 pikë, shtatë më pak se lideri Paris Saint Germain, i cili megjithatë e ka një ndeshje më pak të zhvilluar.