Berbatov afër Arsenalit

Arsenali ka përgatitur 2 milionë funte për transferimin e sulmuesit të Fulhamit, Dimitar Berbatov. Gjiganti londinez ruajti kryesimin në Premierligë me fitoren 2:0 ndaj Cardiffit në Emirates. Por, menaxheri Arsene Wenger dëshiron të përforcojë opsionet në sulm gjatë këtij afati kalimtar të janarit, dhe Berbatov i plotëson kërkesat e tij, ka njoftuar tabloidi britanik The…

Sport

02/01/2014 11:43

Arsenali ka përgatitur 2 milionë funte për transferimin e sulmuesit të Fulhamit, Dimitar Berbatov.

Gjiganti londinez ruajti kryesimin në Premierligë me fitoren 2:0 ndaj Cardiffit në Emirates. Por, menaxheri Arsene Wenger dëshiron të përforcojë opsionet në sulm gjatë këtij afati kalimtar të janarit, dhe Berbatov i plotëson kërkesat e tij, ka njoftuar tabloidi britanik The Sun.

Interesimi i Wengerit për Berbatovin, i cili në të kaluarën luajti për rivalin e Arsenalit, Tottenham, është zgjuar pas lëndimeve të sulmuesve Olivier Giroud dhe Nicklas Bendtner.

Berbatov ka vetëm edhe gjashtë muaj në kontratën e tij në Craven Cottage dhe Fulham mund të jetë i interesuar ta shes tani.