Berardi ndërron skuadër, mbetet në Serie A

Domenico Berardin nga sezoni i ri mund ta shohim në fanellën e Fiorentinës.

Sport

27/07/2018 20:04

Sulmuesi italian që një kohë të gjatë ka qenë i kërkuar nga skuadra si Inter, Milan e Roma, këtë afat kalimtar mund të largohet nga Sassuolo.

Është skuadra e Fiorentinës që po kërkon shërbimet e sulmuesit 23 vjeçar.

‘Gazzetta di Modena’ raporton se Fiorentina i ka dërguar ofertë prej 20 milionë euro Sassuolos për Berardin.

Berardi që ka zhvilluar edhe një paraqitje për Italinë, është pjesë e Sassuolos që nga viti 2012, ku në 179 paraqitje ka realizuar 58 gola./Lajmi.net/