Berardi ndërron skuadër, mbetet në Serie A

Domenico Berardi mund të jetë transferimi i parë i Romës në afatin kalimtar të janarit.

Sport

20/10/2018 09:49

Roma është e interesuar të freskojë fazën e sulmit në afatin kalimtar të janarit, duke afruar një emër cilësorë.

‘Corriere dello Sport’ shkruan se skuadra nga kryeqyteti italian po kërkon shërbimet e sulmuesit të Sassuolos, Domenico Berardi.

Lojën e 24 vjeçarit e njeh mirë trajneri i Romës, Eusebio Di Francesco, ku kanë punuar së bashku te Sassuolo.

Berardi vesh fanellën e Sassuolos që nga viti 2012, dhe në 182 paraqitje ka shënuar 60 gola./Lajmi.net/