Beqiri: Veseli po tenton të manipulojë duke akuzuar të tjerët për Asociacionin

Deputeti i LDK-së Ismet Beqiri ka thënë se kryeparlamentari, Kadri Veseli po tenton të manipulojë duke akuzuar të tjerët.

Lajme

02/09/2018 21:51

Beqiri ka thënë se asociacioni është përgatitur në kohën kur kryeministër i vendit ka qenë Hashim Thaçi dhe se sipas tij janë pikërisht ata të cilët e kanë mbrojt vazhdimisht këtë Asociacion.

Ai ka shtuar se seanca e kërkuar të mbahet me 4 shtator ka për qëllim angazhimin për ruajtjen e sovranitetin dhe integritetit të Kosovës.

Postimi i plotë:

Paska fol Kadria për Asociacionin, për atë se kush e ka nënshkruar, se mund të “Bosnizohet “Kosova…, shtrohet pyetja vallë mos ka qenë ai jashtë Kosove në atë kohë, mos ka qenë në ilegalitet, apo ka qenë hiq më pak se Kryetar i Kuvendit.

Pas shefit të tij, edhe Kadriu po fol kuturu,po tenton të manipuloj dhe po thotë të pavërteta, të akuzoj të tjerët.

Asociacioni është përgadit në kohën kur ka qenë Km i vendit shefi i juaj, e është nënshkruar formalisht kur Zv.Km dhe ministër i punëve të jashtme ka qenë po ashtu shefi i Kadrisë, pra Hashimi.

Edhe tani kur po bëhet Statuti i Asociacionit, më duket apo e kam gabim, ju jeni Kryetar i Kuvendit.

Ju e keni mbrojt vazhdimisht këtë Asociacion, e tash na thoni se qenka i rrezikshëm!

Çka po ndodh me ju? Çka është kjo panikë?

Nga zëdhënës dhe mbrojtës i kësaj pune,të bërë nga bashkëpartiaku juaj,qenkeni bërë kritikues e po kërkoni llogari prej dikujt tjeter,vërtetë kjo është shaka e pakripë , kjo është për konsum politik disa orësh,asgjë më tepër.

Megjithatë kjo mund të bëhet serioze, kjo mund të nënkupton se ju po i përgaditni ndonjë të keqe Kosovës.Por nëse keni hy në pazare, sigurisht do të dështoni.

Për LDK është i pranueshëm vetëm ajo që është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, duke implementuar vërejtjet e dhëna nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës,pra Asociacion pa fuqi ekzekutive.

E ju çka po thoni e pëshpëritni tani, janë thjeshtë gjepura.

Është Marrëveshja,janë nënshkrimet, datat, kush çka ka thënë,kush çka ka bërë.

Nuk ju shiten këto të pavërteta.

Qytetarët e dinë,nuk janë analfabetë politikë.

Seanca e 4 shtatorit, ka për qëllim angazhimin tonë për ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit të vendit tonë, kjo është detyra jonë.

Tentimi me zhvendos vëmendjen diku tjetër nuk ju kalon.

Për Asociacionin pyete shefin tënd,konsultohu me të, apo mbase edhe ai tash fol ndryshe, nuk do të ishte çudi…fol me të edhe për “korrigjim”kufinjësh,adresa e kësaj ideje të papranuedhme për ne dihet ku është.

Mos i harro edhe miqët ndërkombëtar,

apo do të kërkoni distancim edhe nga ata.

I.Beqiri