Beqiraj e gjen golin

Fatos Beqiraj ka shënuar për ekipin e tij Changchun Yatai, në humbjen 3:2 nga Guangzhou RF. Mirëpo, goli i sulmuesit pejan nuk i mjaftoi ekipit kinez.

Sport

20/04/2014 22:22

Fatos Beqiraj po luan me sukses në futbollin kinez. Sulmuesi kosovar ia doli ta shënojë, në humbjen e ekipit të tij, Changchun Yatai nga Guangzhou RF me rezultat 3:2.

Përfaqësuesi malazez shënoi në minutën e 34-t të ndeshjes, por goli i tij ishte i pamjaftueshëm për skuadrën kineze.

Një gol tjetër për ekipin e Beqirajt e shënoi Coelho, në minutën e 20-të.

Në anën tjetër, për mysafirët realizuan Anzur Ismailov (autogol 48’), Ning Jiang (77’) e Davi (90’).