Beqarët i thonë vetes këto 8 gënjeshtra për dashurinë

Ka shumë mundësi që dikush të ketë frikë nga dashuria dhe shumica prej tyre vijnë nga një lëndim i mëparshëm.

Lifestyle

28/03/2018 15:06

Sipas ekspertëve kanë frikë nga refuzimi i menjëhershëm. Ja disa prej gënjeshtrave që i thonë vetes, sipas intv.al :
1. Unë jam shumë i zënë. Një marrëdhënie do të më marrë rrugën e qëllimeve të mia.
Duke i thënë vetes këtë gënjeshtër, do refuzoni shumë mundësira interesante për të gjetur dikë që ja vlen. Njeriu nëse dëshiron mund të gjejë kohë të bëjë shumë gjëra njëkohësisht.
2. Nuk mund të gjej asnjeri që i përshtatet idesë time për një bashkëshort
Nëse i thoni vetes këtë gjë, ju keni arritur në një përfundim dhe nuk ja vlen të dilni me dikë, sepse nuk do arrini të krijoni një ide të mirë. Askush nuk mund të jetë, ashtu si ju i keni pritshmëritë tuaja për një partner.
3. Dashuria kërkon shumë përkushtim
Frika nga përgjegjësitë, bën që ju ta gënjeni veten tuaj. Nëse jeni të bindur në lidhje me këtë gjë, do vazhdoni të jeni beqarë dhe mundësia për të gjetur dikë do jetë e vogël.
4. Jeta ime është e mrekullueshme kështu siç është
Nëse ju e bindni veten se nuk keni dikë për t’jua zbukuruar jetën, ashtu do qëndroni ende beqarë. Ju nuk do e keni më dëshirën për të gjetur dikë në jetën tuaj. Asnjë motivim nuk është në horizont, prandaj duhet të tregoni kujdes.
5. Më pëlqen liria ime.
Disa njerëz e ngatërrojnë lirinë me lidhjen me dikë. Fakti që mund të kesh dikë nuk do të thotë se liria juaj do kufizohet. Dy njerëz që e duan njëri-tjetrin, do e mirëkuptojnë hapësirën e secilit.
6. Nuk dua t’i përgjigjem askujt tjetër.
Fakti që keni rënë në qetësi, nuk do të thotë se jeni mirë në këtë situatë. Kjo përtesë nuk ju bën, sepse nuk mund të gjeni dikë duke pasur këto ide.
7. Dashuria është e komplikuar dhe nuk më pëlqen drama.
Fakti që historinë e shkuar e keni pasur me drama, nuk do të thotë që edhe e rradhës do jetë e tillë. Mos e gënjeni më veten tuaj.
8. Nuk po shkoj në takim, sepse e di përfundimin.
Ju filloni të refuzoni ftesat që ju vijnë, sepse e gënjeni sërsish veten që përfundimi do jetë i njëjtë. Nëse vazhdoni kështu, nuk do keni më mundësi për të njohur dikë të ri.