Beqaj, Morinës: Historia do të gjykojë si korbi i zi

Belul Beqaj analisti politik është i ftuar në Info Magazine për të diskutuar rreth figurës së Rrahman Morinës.

Lajme

26/05/2016 19:02

Beqaj ka treguar kur për herë të parë është takuar me Rrahman Morinën dhe për diskutimet që kanë pasur.

“Për herë të parë kam parë Rrahman Morinën në mbledhjen e partisë dhe pas shtatë orëve jam diferencuar. Ai ka kërkuar që të diskutojë me mua, kemi pasur një diskutim 54 minutash në kabinetin e tij. Kur hyra në kabinet ai tha: Unë e pash si ju ishit luftarak dhe i guximshëm. Ai tha se historia do të më gjykoj për orientimin tim. Unë i thash nëse është kështu historia do të gjykojë si korbi i zi”.

Më tutje Beqaj ka folur për atë se a është ose jo tradhtar Rrahman Morina.

“Për ta konsideruar unë atë si tradhtar, atëherë besoj se duhet të kem argumente se cilat premtime që i ka dhënë elektoratit nuk i ka realizuar. Unë sa e di ai ka qenë lider i instaluar, jo i zgjedhur. Kjo preidikon edhe pasojat se si të sillet më pas. Ne nuk kemi pritur që ai ta kërkojë Republikën”.

“Është edhe bashkëshortja që ka pasur ndikim të madh edhe në veprimet e tij politike. Ne kemi parë edhe në deklarime ku ka thënë se ai është jugosllav. Mos e ka tradhtuar ai kauzën e tij?”

“Opinioni e di që establishmenti politik i asaj kohe në një farë forme kanë qenë të afërt me pushtetin”.

“Ai ka mbrojtur mënyrën e vetë, vlerat e tij që i ka pasur në atë kohë”.

Me vdekjen e Titos  definitivisht filloi vdekja e Jugosllavisë, a t’i them tani unë Vllasit që je tradhtar? Jo s’mund t’i them.

“Unë kam qenë në atë kohë dhe tërë karriera ime profesionale lidhet me profesion, me 23 vjet kam punuar si profesionist në Federatë, me 27 vjet kam punuar si sekretar krahinor. Unë si sekretar për çështje ideteorike kam mbrojtur konceptin se pse është izoluar Azemi”.