Beqaj: Më 24 gusht do t’i formojmë institucionet, Haradinaj votohet në raundin e parë (Video)

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Besim Beqaj, ka theksuar se me 24 gusht do të formohen institucionet e vendit.

Lajme

16/08/2017 20:29

Ai në emisionin “Info – Box” të RTV Dukagjini, ka theksuar se janë bërë shumë debate dhe biseda ndërmjet akterëve politike, të cilat kanë orientim pozitiv për vendin.

“Ne jemi të bindur që kur koalicioni PAN e  propozon Veselin për kryetar të Kuvendit, do t’i kemi votat. Ne po flasim për konsultime të gjëra politike. Besoj që është e  rëndësishme të kuptohet se deputeti është i lirë të marrë vendime individuale, sepse votuesit ia kanë dhënë besimin. Nuk lejohet maltretimi i deputetëve dhe shtyrja e tyre për qëndrime të tilla”, ka theksuar Beqaj.