Beqaj konfirmon se s’e mori pagën me rritje, po e konsulton bazën ligjore të vendimit

Ministri i Inovacionit, Besim Beqaj, ka konfirmuar se pagën e ka marrë pa rritje, pasi nuk i ka proceduar pagat me rritje që ka bërë Shefi i Qeverisë, Ramush Haradinaj. Ky zyrtar i PDK'së tha se pagën me rritje nuk e ka marr, për shkak se ende është duke e konsultuar bazën ligjore të vendimit.

Lajme

30/06/2018 13:50

“Ne nuk kemi procedu. Jemi duke u konsultuar. Po e konsultojmë bazën ligjore”, ka thënë Beqaj, për Express, të shtunën.

Vendimi i Qeverisë është cilësuar si i kundërligjshëm edhe nga Agjencia Antikorrupsion, e cila ka paralajmëruar Kallëzim Penal ndaj zyrtarëve që do të përfitojnë nga vendimi i Ramush Haradinajt për rritjen e pagave.

Ndërkohë, Kallëzim Penal ka bërë Lëvizja Vetëvendosje ndaj zyrtarëve të Qeverisë, që ikanë marrë pagat me rritje.

Gjykata Kushtetuese, në një interpretim për vendimin e Qeverisë për rritje të pagave, kishte thënë se rritja duhet të ishte e bazuar në Ligjin e Buxhetit. I njëjti institucion nuk kishte gjetur fakte se vendimi ishte kundërligjkushtetues.

Kundër Ramush Haradinajt për marrjen e pagës me rritje, kanë dalë edhe katër ministra të tjerë. Tre nga PDK’ja e një nga AAK’ja.

Pos Bedri Hamzës i cili edhe javën e kaluar deklaroi se nuk do ta pranojë pagën me rritje, njësoj kanë vepruar edhe dy ministra tjerë të PDK’së në Qeveri. Ata janë, Abelard Tahiri e Besim Beqaj.