Beqa: Deklarata e dy presidentëve për Demarkacionin, është pjesë e ligjit

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë shfaqur me qëndrime të ndryshme sa i takon Demarkacionit me Malin e Zi, për të cilin do të deklarohen me votë në seancën e të enjtes në Kuvendin e Kosovës.

Lajme

21/02/2018 21:22

Hajdar Beqa nga Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se si PDK kanë pasur qëndrim konsistent që është e domosdoshme që dy shtetet ta shënojnë vijën kufitare dhe se asnjëri shtet nuk ka pasur pretendime.

“Mali i Zi është nga shtetet që e ka njohur Kosovën. Deklarata e dy presidentëve është pjesë e ligjit.  Ne duhet ta ndihmojmë popullin dhe të marrim vendime që të ecim përpara dhe pres që nesër të votohet”, ka thënë Beqa në emisionin ‘Monitor’./Lajmi.net/