Beogradi zyrtar: Ramën nuk e kemi ftuar, ka shprehur dëshirën vetë

Ndonëse ishte paralajmëruar vizita e Kryeministrit Edi Rama në Beograd, ky fakt është hedhur poshtë nga Beogradi zyrtar. Duket se anulimi i vizitës ka ardhur nga qeveria e Serbisë, kjo për shkak të shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në këtë vend. 

Lajme

27/04/2014 00:00

Ministri serb Merkic, ka bërë me dije se kryeministri shqiptar, Rama, ka kërkuar të vijë vetë në Beograd. Në këtë intervistë, shefi i diplomacisë serbe, tregon detajin se vetë kreu i ekzekutivit shqiptar ka parashtruar dëshirën për vizitë në Serbi. 

Duke folur për kërkesën e Ramës, ministri serb ka shprehur keqardhje se dëshira e z. Rama për vizituar Beogradin edhe këtë herë nuk do të realizohet, kjo për shkak të zgjedhjeve. Ajo ç’ka është në pikëpyetje tashmë, është fakti nëse vizita e Kryeministrit Rama do të zhvillohet dhe se kush do të jetë homologu që do ta pres, Daicici, Vucic, Tadici apo Nikolic? 

Kjo është hera e parë që kryeministri serb Dacic i shtyn vizitën një funksionari të lartë, si në rastin në fajlë. Mediat paralajmëruan dy herë takimimin e Dacic me Ramën. 

Në një intervistë për gazetën serbe “Danas” kryeministri Edi Rama ka cituar se: “Fillimisht, më lejoni të theksoj se e kam mirëpritur ftesën e ardhur nga Qeveria e Beogradit”. Por nga burimet diplomatike të preshevajonë theksojnë të kundërtën. Edi Rama ka kërkuar vetë të shkojë në Beograd. 

(BalkanWeb)