Beogradi i kënaqur me votën e deputetëve të “Srpska”-s
Qeveria e Beogradit vlerëson veprimin e deputetëve të “Srpska”-s në Kuvendin e Kosovës. Milivoje Mihajloviq e quan si hap demokratik votimin e deputetëve serbë, pro zgjedhjes së Mustafës në pozitën e Kryeparlamentarit.
Lajme
Zëdhënësi i Qeverisë së Serbisë, Milivoje Mihajloviq ka bërë të ditur se vota e deputetëve serbë në Kuvendin e Kosovës pro zgjedhjes së Isa Mustafës në postin e Kryeparlamentarit, ka qenë mbi të gjitha veprim për të parandaluar parregullsitë dhe vonesat në konstituimin e legjislativit.
Mihajloviq ka vlerësuar se veprimi i Listës “Srpska” ishte demokratik, dhe demonstrim i fuqisë së deputetëve serbë në Kuvendin e Kosovës.
“Para disa muajsh kemi folur se si serbët do të jenë fakturi kyç në formimin e qeverisë së Kosovës. Ndërsa tash kjo po jetësohet”, ka thënë Mihajloviq për RTS, transmeton lajmi.net.
Ai tha se nëntë deputetët Listës “Srpska” të kenë ndikim të madh në formimin e Qeverisë së Kosovës.