Benzema tregohet i madh, vendos të luajë me gisht të thyer kundër Sevilla

Karim Benzema ka vendosur që të mos i nënshtrohet operimit të luajë me gisht të thyer ndaj Sevillas në fundjavë.

Sport

15/01/2019 18:14

Sulmuesi francez u detyrua të largohet para kohe në ndeshjen e fundit që Real Madrid e fitoi 1:2 në udhëtim te Real Betis.

Me Mariano Diaz të lënduar, Santiago Solari është detyruar të thërras Cristo Gonzalez nga skuadra e të rinjve, i cili luajti në pjesën e dytë të ndeshjes në ‘Estadio Benito Villamarin’.

Kjo ishte paraqitja e parë në La Liga për 21 vjeçarin.

Benzema nuk do të jetë pjesë e skuadrës për ndeshjen e së mërkurës ndaj Leganes në Kupën e Mbretit, por synon të jetë në përplasjen e rëndësishme kundër Sevillas në ‘Santiago Bernabeu’.

Ndeshja ndaj Sevillas është e rëndësishme për Real Madridin, me andaluzianët që renditen në vendin e tretë në La Liga./Lajmi.net/