Benzema: Realit i ka munguar Modrici

Sulmuesi i Real Madridit, ka thënë se skuadrës së tij i ka munguar me të madhe mungesa e mesfushorit kroat, Luka Modricit.

Sport

24/03/2015 16:25

Luka Modric ka kaluar një kohë të gjatë i lënduar, dhe mungesa e tij ka ndikuar në formën e Realit, gjithnjë sipas fjalëve të thëna nga Karim Benzema.

“Ishte një gjë e shkëlqyer që Modric është kthyer përsëri. Kemi krijuar më shumë raste dhe kemi luajtur mirë”, tha Benzema për Marca.

“Ai çdo herë është i mirë në sulm dhe kjo është shumë e rëndësishme për neve. Realit i ka munguar ai. Neve na ka munguar ai”, përfundoi sulmues francez.