Benzema në Liverpool?

E ardhmja e Karim Benzemas mund të jetë në Premierligë. Liverpool vazhdon të jetë i interesuar për transferimin e sulmuesit të Real Madridit.

Sport

20/09/2014 14:21

Pavarësisht ardhjes së Mario Balotellit, Liverpool dëshiron të sjellë përforcime të tjera në sulm.

Dhe, objektivi kryesor i Reds është Karim Benzema, i cili së fundmi ka vazhduar kontratën me Real Madridin deri më 2019.

Mirëpo, duke konsideruar një periudhë delikate në të cilën është duke kaluar kampioni në fuqi i Evropës, dhe formën e dobët të francezit me një gol të realizuar në gjashtë ndeshje zyrtare, lehtë mund të ndodh një largim i tij në fund të këtij sezoni, raporton “A Bola”.