Benzema në krye të listës

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema është në krye të listës, sa i përket lojtarëve të cilët kanë krijuar më shumë raste për shënim në këtë sezon të Ligës së Kampionëve.

Sport

05/11/2014 16:42

Karim Benzema është kryesues i listës së lojtarëve të cilët kanë krijuar më shumë raste për shënim për shokët e skuadrës së tyre, në këtë sezon të Ligës së Kampionëve. Ai është në vendin e parë me plotë 15 raste të krijuara, kryesisht përbashkëlojtarin e tij, Cristiano Ronaldon.

Në vendin e dytë është superylli i Atletico Madridit, Koke me 12 raste të krijuara, teksa pas tij janë Tevezi dhe Son të cilët kanë krijuar nga 11 raste për shokët e tyre të skuadrës.

Calhanolgu dhe Marcelo kanë krijuar nga 10 raste, për tu pasuar nga lojtarët si David Silva, Coutinho, Messi dhe Thomas Muller të cilët kanë krijuar nga nëntë raste.

Përndryshe, Benzema është duke kaluar në një formë fantastike me skuadrën e tij dhe është njëri ndër lojtarët kryesor që Los Blancos kanë marrë rezultate të mira në këtë sezon.