Benzema mund të bëhet kapiten i Realit

Zinedine Zidane është i bindur se Karim Benzema mund ta marrë shiritin e kapitenit tek Real Madridi në të ardhmen.

Sport

15/06/2014 13:45

Zinedine Zidane mendon se sulmuesi Karim Benzema mund të bëhet kapiten i Real Madridit në të ardhmen, nëse vazhdon të qëndrojë tek gjiganti madrilen.

26 vjeçari ka realizuar 112 gola në 235 ndeshje me Los Blancos, që kur ishte transferuar në korrik të vitit 2009 nga Olympique Lyon për 35 milionë euro.

Ndërkohë, Benzema i ka zhvilluar edhe 66 paraqitje me Përfaqësuesen e Francës.

“Do të doja që Karim ta marrë iniciativën në Real. Ai është tipi i lojtarit që nuk flet shumë, por që i ka këmbët në tokë. Ai duhet të lëvizë në atë nivel që të bëhet lider”, deklaroi 41 vjeçari.

“Sikur në ekipin e Francës, ai mund ta marrë shiritin e kapitenit në nivelin e klubit. Shpresoj që ai të përballet me këtë sfidë sezonin tjetër. Karim mund t’i flasë grupit, më rrallë se që kanë folur të tjetër për të”, vazhdoi asistent trajneri i Realit.