Benzema me Realin deri më 2019

Karim Benzema ka nënshkruar kontratë të re me Real Madridin deri në vitin 2019, ka njoftuar kampioni i Evropës, nëpërmjet një komunikate të publikuar në faqen zyrtare të klubit.

Sport

06/08/2014 20:29

Sulmuesi Karim Benzema i ka dhënë fund shpresave të Liverpoolit e Arsenalit për transferimin e tij duke vazhduar kontratën me Real Madridin.

26-vjeçari ka nënshkruar zyrtarisht marrëveshje të re me Los Blancos deri më 2019, ka njoftuar kampioni i Evropës.

Benzema iu bashkua Realit pesë vite më parë dhe ka bilanc pozitiv me 111 gola në 235 ndeshje për gjigantin spanjoll.

Megjithatë, ai vazhdimisht ka qenë nën hijen e Cristiano Ronaldos e Gareth Bale në edicionin e fundit ndërsa klubi spekulohet se mund të sjellë edhe yllin e Monacos, Radamel Falcao, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Por, marrëveshja e re e ish golgeterit të Olympique Lyonit i zvogëlon shpresat për blerjen e Falcaos.