Benzema largohet nga Reali, bëhet me skuadër të re

Karim Benzema mund të rikthehet në Francë.

Sport

20/10/2018 11:16

Sulmuesin 31 vjeçar të Real Madridit, shumë lehtë mund ta shohim në Francë, por kësaj here jo në fanellën e Lyon.

Sipas asaj që raporton ‘Paris United’, Benzema thuhet t’i jetë vetë ofruar skuadrës kampione të Francës, PSG-së.

Me largimin e Zidanes nga Real Madrid, Benzema ndjen se ka filluar të humbasë mbështetjen e bordit të skuadrës, që tashmë veç po kërkojnë një emër të ri për sulmin.

Kjo situatë ka shtyrë ish sulmuesin e Kombëtares së Francës që ta rimendojë pozicionin e tij në ‘Santiago Bernabeu’.

Real Madrid janë duke kërkuar shërbimet e sulmuesit të Tottenham Hotspur, Harry Kane dhe atij të Interit, Mauro Icardi./Lajmi.net/